Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
02 qershor 2025
Në prag të përballjes delikate dhe shumë të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj ka folur për atmosferën në ekip dhe qasjen që duhet të ketë skuadra në një ndeshje me peshë të veçantë, jo vetëm sportive, por edhe emocionale. Me përvojën e tij shumëvjeçare në kombëtare dhe në Serie A, Hysaj thekson rëndësinë e vetëkontrollit dhe qetësisë në fushë, duke vënë theksin te motivimi për të fituar përballë një kundërshtari direkt, por pa u ndikuar nga tensionet jashtë futbollit. Ai thotë se presioni i madh është i pashmangshëm, por duhet përkthyer në kurajë dhe përqendrim maksimal për të kënaqur tifozët dhe për të siguruar një fitore që do të përjetohej si një moment krenarie kombëtare.
Është ndeshje shumë e rëndësishme përballë një kundërshtari direkt. Nuk duhet të ndikojnë te kuq e zinjtë futbollistët marrëdhëniet jashtë futbollit:
“Ne duhet të jemi të përqendruar në fushë të jemi të qetë.”, u shpreh Hysaj.
Poashtu ai u shpreh se shokët e skuadrës janë të vetëdijshëm se është e rëndësishme të ruhet qetësia brenda dhe jashtë futbollit.
“Kam folur me disa lojtarët për ndeshjet që kemi luajtur, u kam thënë të jenë sa më të qetë dhe të jemi sa më të qetë në fushë. Është presion i madh, por ky presion do të jetë shumë i vlefshëm për ne për të zbritur në fushë me kurajë. Ndeshje e veçantë, por duhet të futemi në fushë me qetësi për të marrë tri pikë.”, tha ai.
Mbrojtësi shqiptarë foli edhe për ndeshjen me Serbinë vite më parë ku tha se nuk është një imazh i bukur ndeshja që kemi luajtur në Serbi. Është një ndeshje që e luajmë për kombin tonë, nëse e fitojmë do të jetë krenari e madhe, por duhet të jemi të qetë, të kënaqim tifozët dhe të fitojmë.
Hysaj tregoi se trajneri i këshillon të jenë të qetë, të mos e marrin me presion këtë ndeshje. Serbia është skuadër e fortë, jkombëtarja jonë është përballur me disa lojtarë të tyre në Serinë A, edhe ata e dinë që jemi të fortë dhe mendojnë se mund t’i mundin.
Sipas tij kjo është ndeshje direkte për ambiciet e të dyja skuadrave, kështu që një fitore do të na jepte avantazh, për të luajtur letrat tona.