Homazhet për Janullatos bëjnë bashkë Ramën dhe Berishën, mesha e përshpirtjes drejtohet nga Bartolemeu

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

30 janar 2025

Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Dy liderët kryesorë, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas do të përcillet sot për në banesës e fundit, ku do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” ashtu siç ishte edhe dëshira e tij.

Ceremonia mortore ka nisur në orën 11:00, ndërsa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

Pjesë e ceremonisë pritet të jenë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një pjesë të kabinetit të tij prej 5 ministrash, një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pritet që të mbahen fjalime nga të pranishmit, si dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Mitsotakis.

Scroll to Top