Vesa Ibrahimi

Historike: Oficerja e FSK-së bëhet gruaja e parë ndërkombëtare që diplomohet në “Ranger School” në SHBA

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Nëntoger Vesa Ibrahimi, oficere e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkruar historinë duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka diplomuar me sukses në “Ranger School” – njërin prej trajnimeve më elitare dhe sfiduese të ushtrisë amerikane.

Ky kurs legjendar, i njohur për intensitetin ekstrem fizik, mendor dhe emocional, zhvillohet në tri faza: Darby, Mountain dhe Swamp. Pjesëmarrësit përballen me sfida të jashtëzakonshme, përfshirë terrene të ashpra, mungesë gjumi dhe ndihmë minimale logjistike, me synim zhvillimin e aftësive të lidershipit nën presion të lartë.

Nga 148 pjesëmarrës që e përfunduan me sukses këtë cikël, vetëm 3 ishin gra – përfshirë edhe Nëntoger Ibrahimin. Ajo tashmë konsiderohet e përgatitur për të udhëhequr operacione të ndërlikuara në çdo terren, klimë apo situatë luftarake.

Ky sukses shënon një moment të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën.

Scroll to Top