Hiking në E6, Shqipëria pjesë e shtegut evropian malor

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 prill 2025

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian e emërtuar E6. Federata kombëtare shqiptare e Alpinizmit ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e Federatës Europiane të Hiking, sipas të cilës tashmë të apasionuarit pas ecjes dhe natyrës do të kenë një shteg të certifikuar edhe në vendin tonë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit tregon pikat që do të lidhet me shtegun evropian si dhe përfitimet e pritshme.

Ky shteg pritet të pasohet me certifikimin edhe të shtigjeve të tjerë evropian siç është ai E12, që pritet të kalojë kryesisht pranë zonave bregdetare. 

Scroll to Top