Hetimet ndaj Ballukut, kërkohet heqje e imunitetit; SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit. Lidhjet familjare me zv/kryeministren

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 janar 2026

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Raportohet se SPAK ka kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.

Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në Kuvend, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, për t’i hapur rrugë kështu arrestimit të saj.

Scroll to Top