Hetimet e SPAK, Ajola Xoxa ankimon në GJKKO kontrollet te Sky Tower

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 shkurt 2025

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, ankimoi në GJKKO kontrollin e ushtruar në 14 janar në Sky Tower që kishte për qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që mund të kenë lidhje me hetimet që SPAK po kryen ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Kujtojmë se mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Më pas ata shkuan në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt si dhe te selia e galerisë “Harabel”  në pronësi të bashkëshortes së Veliajt.

Scroll to Top