Helmimi i tre motrave në Korçë, shefi i Pediatrisë: 3-vjeçarja në gjendje të rëndë, kanë konsumuar nga dy karamele me kanabis

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 shtator 2025

Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë paraqitur në spital pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substanca narkotike, konkretisht kanabis.

Sipas shefit të Pediatrisë, Robert Rado, vajza 3-vjeçare ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dashur të intubohet, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është cilësuar si i pari i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël, ndërsa mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që këto substanca kanë në moshat pediatrike.

“Vajza 10 vjec ne gjendje te mire, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3 vjec ne gjendje te rende per shkak te substancave qe ndikojne sistemin nervor. Karamelet kane pasur permbajtje kanabisi. Perdorja ne mosha pediatrike eshte fatale. Ne moshe te tille nuk kemi pasur.

Ishte rasti I pare. 3 vjecarja ka dale nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Keto substanca kane efekt afatgjate. Eleminohen deri ne 15 dite. Kane konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do te tregojne nivelin e narkotikeve ne gjak”, tha shefi i Pediatrisë Korçë.

Scroll to Top