Helena Kadare shkon në SPAK: Kam ardhur të marr pjesë te seanca e Veliajt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 shkurt 2025

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, është parë mesditën e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK.

Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel, Helena duket teksa është larguar nga ambientet e Prokurorisë në praninë e dy personave të tjerë.

Mësohet se ajo ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Kemi ardhur të marim pjese te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë“-u shpreh shkurtimisht Helena Kadare.

Scroll to Top