Haxhiu, Çitaku dhe Shala zgjedhen nënkryetarë të Kuvendit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 gusht 2025

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u votuan në pako për pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Votimi erdhi mbi dy orë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të parlamentit.

Ndryshe, deputetët zgjodhën homologun e tyre nga LVV-ja, Dimal Basha, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke i besuar atij drejtimin e institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës në Kosovë. Pro kandidaturës së tij votuan 73 deputetë.

Kjo hap rrugën për subjektin fitues që të ecë përpara në procesin e formimit të qeverisë, pas pothuajse shtatë muajsh që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, megjithëse ende nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në kuvend.

Scroll to Top