​Hapet ekspozita “Lobimi përmes sportit”, shfaq sfidat drejt anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Në ekspozitën e titulluar “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik,” autori Blerim Uka prezanton 50 fotografi që dokumentojnë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Ekspozita përfshin imazhe nga viti 2005 deri më sot, duke pasqyruar sfidat e futbollit kosovar, veçanërisht gjatë viteve të pasluftës.

Blerim Uka, autori i ekspozitës, thekson se në kushtet e vështira të viteve të para pas luftës, arriti të përdorë fotografinë si një mjet për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sportive.

“Në vitin 2003, kur fillova të fotografoja në kushte të vështira, qoftë në Llap apo në Drenicë, nuk e kisha menduar se do të arrinim deri këtu. Por dashuria për futbollin dhe dëshira për të dalë nga izolimi, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë, më shtynë që përmes aparatit, një topi dhe një ndrese, të jap kontributin tim për këtë kauzë,” shprehet Uka.

Scroll to Top