gramsh

Hapen rrugët në 12 fshatrat që ishin bllokuar në Elbasan! Si paraqitet situata në Gramsh dhe Librazhd

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 Janar 2025

Rrugët e 12 fshatrave në Elbasan të cilat ishin bllokuar për shkak të dëborës, sot janë të kalueshme.

Aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve në katër fshatra të tjerë.

Aksi nacional Prrenjas Qafe – Thanë është i kalueshem pa probleme, ndërsa aksi Librazhd Peshkopi kërkon përdorimin e zinxhireve për shkak të ngricave.

Paraqitet më e qetë situata në bashkinë e Gramshit, ku është rikthyer energjia elektrike dhe nuk ka fshatra të bllokuar.

Në fshatrat Lenie e Poroçan kalohet me zinxhirë, ndërsa në fshatin Kukur ende nuk mund të kalojnë autobusërt.

Në Librazhd janë të bllokuara fshatrat e Njësisë Steblevesi dhe Qarrishta e Gizaveshti.

Scroll to Top