Hamasi do të lirojë më shumë pengje siç ishte planifikuar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 shkurt 2025

Hamasi tha të enjten se do të lironte grupin e ardhshëm të pengjeve izraelitë siç ishte planifikuar, duke hapur rrugën drejt zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të madhe që kërcënonte armëpushimin në Rripin e Gazës.

Grupi militant tha se ndërmjetësit egjiptianë dhe tw Katarit kanë pohuar se do të punojnë për të “hequr të gjitha pengesat” dhe se do të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit.

Deklarata tregonte se tre pengje të tjerë izraelitë do të liroheshin të shtunën. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli mbi njoftimin e Hamasit/Associated Press.

Scroll to Top