Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 nentor 2025
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, po ofron paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon në Premierligë, duke u bërë një nga figurat kyçe të Sunderlandit në rikthimin e klubit në elitën e futbollit anglez.
33-vjeçari është shpallur mesfushori më i vlerësuar në ligë nga platforma “WhoScored”, me një notë mesatare prej 7.37, duke lënë pas emra të njohur si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes dhe Dominik Szoboszlai. Këtë sezon në Premierligë, Xhaka ka regjistruar një gol dhe tri asistime.
Mesfushori i Zvicrës u transferua te Sunderland gjatë verës nga Bayer Leverkusen për një shumë prej 15 milionë eurosh dhe që nga ajo kohë po tregoi ndikimin e tij të madh në mesfushë.

















