Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
15 korrik 2025
Tenori Kosovar, Granit Musliu është përzgjedhur që të jetë pjesë e Operalias, garës më të madhe operistike të themeluar nga një prej emrave më të njohur të muzikës operistike, Placido Domingo.
Kompeticioni botëror i operës, i cili u themelua në vitin 1993, këtë vit do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.
“Lajm i gëzueshëm! Kam nderin të njoftoj se jam përzgjedhur për të marrë pjesë në Operalia, garën më të madhe operistike të themeluar nga Plácido Domingo. Si këngëtar nga Kosova, më bën fort të lumtur fakti që, bashkë me mua, Kosova do të jetë e pranishme në këtë kompeticion me histori të madhe dhe nivel të lartë, mes artistëve nga kombe të ndryshme nga e gjithë bota”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook.
Tenori mitrovicas Granit Musliu ka publikuar njoftimin zyrtar të kompeticionit Operalia, me emrat e të gjithë këngëtarvë e të përzgjedhur: