Gonzato: Raporti i Progresit, busulla ime; kritikat nuk më shqetësojnë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 dhjetor 2025

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, iu përgjigj akuzave se ka qenë “i njëanshëm” lidhur me raportin e progresit dhe zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se kritikat nuk e shqetësojnë dhe se busulla e tij mbetet raporti i progresit.

“Raporti jep merita aty ku duhet dhe evidenton mangësitë që duhet trajtuar. Kjo është ajo që kam bërë unë në konferencë,” tha Gonzato, duke shtuar se korrupsioni mbetet i përhapur dhe se qytetarët duhet të gjykojnë në bazë të veprimeve, jo deklaratave politike.

Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Gonzato theksoi se ato ishin konkurruese dhe profesionale, por nënvizoi edhe problemet e përdorimit të fondeve publike, duke inkurajuar parlamentin të krijojë një komision të përbashkët për monitorimin e procesit.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, ambasadori përsëriti se pavarësia e gjyqësorit është e pakontestueshme dhe nuk duhet të preket, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Scroll to Top