specialja

Gjykata speciale konfirmon aksionin, raportohen tre të arrestuar

Prokuroria e Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë, në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin për media nga ZPS-ja, transmeton Zeri.info.

Në njoftim nuk është thënë nëse ka të arrestuar, por në media është raportuar se sot janë arrestuar tre persona, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu. /Zëri

Scroll to Top