Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
28 maj 2025
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj
Deborah Keçi është dënuar me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul me 8 muaj qëndrim pas hekurave.
Në fund GJKKO vendosi pezullimin e dënimit të saj me burg dhe vënien e saj në 16 muaj shërbim prove.
Po ashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj u dënuam me nga 9 muaj burgim secili, por përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul në 6 muaj burg.
VENDIMET:
Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.
8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.
5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike
Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg
6 muaj me gjykim të shkurtuar.
60 orë punë në interes publik
Renaldo Gjerasi- 9 muaj
6 muaj me gjykim të shkurtuar.
60 orë punë në interes publik.
Jetjon Meraj – 9 muaj burg
6 muaj me gjykim të shkurtuar.
60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh