Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 Janar 2025
Kushdo që dëshiron të punojë, studiojë ose të kryejë trajnime në Gjermani, tani mund ta kryejë procesin e vizës në mënyrë digjitale.
Ministria e Jashtme ka aktivizuar të mërkurën një portal të ri për aplikimet. Ministrja Annalena Baerbock e konsideroi këtë nismë një “revolucion të vërtetë administrativ që do të forcojë bizneset gjermane”.
“Çdo vit ka një mungesë prej të paktën 400,000 punëtorësh të kualifikuar në Gjermani. Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit e duhur të vijnë në vendin tonë duke u përballur me aplikime të stërgjata dhe dokumente të pafundme” – tha ministrja Baerbock.
Tashmë për marrjen e vizës mund të aplikohet online në 28 kategori dhe në të 167 zyrat e vizave në mbarë botën.
Aplikimi digjital do t’u vijë në ndihmë studentëve, punëtorëve, kursantëve si dhe familjarëve të tyre.