Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
03 shtator 2025
Boksieri shqiptar që jeton në Gjermani, Ardian Krasniqi arriti te klasifikohet në numrin tetë të listës botërore të WBO-së (Organizata Botërore e Boksit). Boksieri i suksesshëm 28-vjeçar ka bërë kështu hap vendimtar më afër ëndrrës së tij të madhe – garës për titullin e kampionatit botëror, shkruan revista gjermane „Neuer Rottweiler Zeitung“.
Nipi i legjendës së boksit Luan Krasniqit, Ardiani, synon që së shpejti të luftojë me Dmitry Bivol, që e mban titullin e kampionit të botës, e njëkohësisht konsiderohet si një nga boksierët më të fortë dhe teknik të kësaj epoke.
Klaus Muller, shefi për promovim ka besim se Krasniqi mund ta arrijë titullin kampion.
“Jemi jashtëzakonisht krenar se Ardiani është një ndër boksierët më të mirë në botë. Me pozitën e tetë në botë, ëndrra e kampionit është e kapshme për të, dhe për ne si skuadër. Por, kjo ëndërr duhet shumë punë për t’u realizuar”.
“Beteja e ardhshme më 13 dhjetor është më e rëndësishmja për të në karrierë. Po bëjmë gjithçka se Ardiani të ketë kushtet më të mira për ta ndjekur këtë rrugë të suksesshme”.
Ndërkohë, Krasniqi deklaroi: “Të jem i teti në botë më bën jashtëzakonisht i lumtur, por nënkupton shumë përgjegjësi. Kam boksuar për 16 vite dhe e tërë puna e madhe po paguhet. Ky është vetëm fillimi”, tha ai.
Detaje rreth suksesit te Krasniqit: https://www.nrwz.de/sport/ardian-krasniqi-macht-grossen-sprung-in-die-weltspitze-kommt-jetzt-der-wm-kracher-527494.html