Gjenerali amerikan nis vizitën në Kosovë, ambasada jep detaje

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

13 gusht 2025

“Unë do të angazhoj gardën kombëtare, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publike në Uashington D.C.”, tha Trump në prani të ministritt ë Mbrojtjes Pete Hegseth dhe ministres së Drejtësisë Pam Bondi.

Duke argumentuar me rritjen e shfrenuar të kriminalitetit në Uashington presidenti i SHBA-së, Donald Trump, angazhon gardën kombëtare në kryeqytet. Policia e qytetit do të vihet nën kontrollin federal, tha Trump. Fillimisht do të angazhohen 800 gardistë kombëtar, në rast nevoje do të mobilizohen edhe më shumë forca. Qëllimi është, që të rivendoset siguria publike.

Trump u shpreh për një “ditë e çlirimit” për kryeqytetin e SHBA-së. Ai do ta ruajë Uashingtonin nga “kriminaliteti, gjakderdhja, kaosi dhe të këqiat”, tha Trump.

Nxitja e opinionit kundër të pastrehëve dhe kriminelëve

Dëshmi për pretendimet e Trumpit, se situata është “jashtë kontrollit” nuk ka – një vështrim në statistikat e kriminalistikës tregon, se ka rënie të numrit të krimeve.

Sipas policisë lokale numri i kündërvajtjeve me dhunë nga fillimi i gushtit të këtij viti ka shënuar rënie me një të katërtën krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve është ulur me shtatë përqind.

Scroll to Top