Format dhe mjetet që trafikantët përdorin për të transportuar kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, por edhe në shpërndarjen brenda kontinentit të vjetër, janë të ndryshme.
Jemi mësuar të shohim tonelata të fshehura brenda bananeve, ngarkesave me ushqime deti, apo kokainë të shkrirë në vajin e palmës, por në Holandë, policia ka zbuluar një metodë të pazakontë të transportit të drogës.
13 milionë euro kokainë janë gjetur të fshehura brenda dy arkivoleve gjatë një bastisje pranë Numansdorp, në provincën e Holandës Jugore, më 13 dhjetor.
Policët zbuluan 250 kilogramë kokainë dhe akuzojnë për ngarkesën një 30-vjeçar nga Roterdam.