Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 nentor 2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën për intervistimin e katër kandidatëve për drejtimin e SPAK. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, seancat e intervistimit do të zhvillohen më 11 dhjetor, në orën 09:00.
Kandidatët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj do t’u nënshtrohen pyetjeve të KLP-së dhe më pas do të hidhen në votim. I gjithë procesi, përfshirë edhe momentin e votimit, do të monitorohet nga ndërkombëtarët, të cilët mbeten të angazhuar në mbështetjen e SPAK-ut.
Ndërkohë, mandati i kryeprokurorit Altin Dumani përfundon më 18 dhjetor, por ai do të vazhdojë detyrën si prokuror i posaçëm edhe pas kësaj date.

















