Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
31. Maj 2025
Ylli me origjinë shqiptare i muzikës pop, Dua Lipa, duhej të ishte e ftuara speciale e Galatasaray-t gjatë festimeve të fitimit të titullit të Superligës turke, por gjërat nuk shkuan siç priteshin mes palëve.
Galata fitoi titullin e 25 në Superligë, si dhe yllin e pestë në fanellë, dhe këtë e festoi me një event madhështor në Stamboll para mijëra mbështetësve të tyre.
Dua Lipa ishte në negociata me klubin për të kënduar gjatë eventit të tyre, por gjithçka u hodh në ajër kur u zbuluan pretendimet ekonomike të Lipës
Sipas asaj që tregojnë raportet nga mediat turke, Dua Lipa i kërkoi Galata-s 3.5 milionë dollarë, një tarifë që u cilësua shumë e lartë nga klubi dhe solli prishjen e neogicatave.
Në ditën e festimeve të kampionatit, Dua Lipa u shfaq në Çmimin e Madh të Formula 1 që u mbajt në Monako.
Artistja tërhoqi vëmendjen me pozat që bëri përpara makinës “Porsche.