Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 nentor 2025
Udhëheqësit e vendeve anëtare të G20-s, që mblidheshin sot në Johannesburg, lëshuan një deklaratë ku bëjnë thirrje për një “paqë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme” jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe territoret e pushtuara palestineze.
Në dokumentin zyrtar, që shtrihet në rreth 30 faqe, udhëheqësit theksojnë angazhimin e tyre sipas parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të punuar drejt zgjidhjes së konflikteve “në të gjithë botën”. Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm, pasi planet amerikane për Ukrainën prishën axhendën e samitit, ndërkohë që vendet evropiane po zhvillojnë konsultime intensive për të formalizuar një kundërpropozim që rifrazojë tekstin.
Ndërsa për Ukrainën është bërë vetëm një përmendje e shkurtër në këtë deklaratë, ky pozicion reflekton shqetësimet globale për konfliktet në disa prej zonave më të tensionuara të botës.

















