Kryeministri Edi Rama do jetë në Londër javën që vjen, më 24 nëntor.
Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
Ai do të takohet me shqiptarët që jetojnë në shtetin ishull, ndërsa vijon turin në disa qytete ku jetojnë shqiptarë.
Kreu i qeverisë zhvilloi takime në Milano dhe Athinë gjatë javëve të fundit, ndërsa u prit nga mijëra mbështetës.
Nga ana tjetër edhe kreu i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime online me qytetarët që jetojë jashtë kufijve.

Në pamundësi për të qenë fizikisht, pasi ndodhet në arrest shtëpie dhe i shpallur ‘non grata’ nga Anglia, Berisha shkruan se do të jetë online, ndërsa fton shqiptarët të bëhen pjesë e takimit i cili do të zhvillohet më 17 nëntor në adresën Walthamstow, Siddeley Road, London E17.
Atje do t’i mirëpresë Floriana Garo, anëtare e Kryesisë, Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri, Kryetar i FRPD.
“Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, ndërkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo -anëtare e Kryesisë, Alfred Lela -Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri- Kryetar i FRPD.
E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Walthamstow, Siddeley Road, London E17
Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. #DiasporaZgjedhAtdheun”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare.
Ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të dyja kahet kryesore politike në vend po punojnë për sigurimin e votave të Diasporës.

















