”Furtunë” në Lindjen e Mesme, vendimi i Izraelit për tokat palestineze

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

31maj 2025

Qeveria izraelite ka aprovuar krijimin e 22 vendbanimeve të reja në zonat e pushtuara në Bregun Perëndimor, si pjesë e një iniciative të Ministrit të Mbrojtjes Israel Katz dhe atij të Financave Bezalel Smotrich. Vendimi përfshin planet për rinovimin e një sërë vendbanimesh në Samaria-n veriore dhe zhvillimin e komuniteteve të reja përgjatë kufirit të Luginës së Jordanisë.

Sipas Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, ky veprim synon të forcojë pozicionin strategjik të Izraelit në të gjithë rajonin dhe synon përdorimin e tokave për projekte të mira infrastrukture e rritje të numrit të popullsisë

Kemi marrë një vendim historik për zhvillimin e zonave në Judea dhe Samaria”, ka shkruar ministri Smotrich në “X”, për territorin e pushtuar që prej vitit 1967

Scroll to Top