Fjala “rutinë” mund të sjellë në mendje terma si “gjëra të zakonshme” apo “gjëra tëpërditshmërisë”. Gjatë ndërprerjes që solli pandemia në jetën e përditshme, rutinat mund të jenë përjetuar si të mërzitshme dhe kufizuese.
Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
Por si një terapiste profesioniste dhe studiuese e ndikimit të aktivitetit dhe pjesëmarrjes tekshëndeti mendor, unë e di se rutinat mund të jenë mjete të fuqishme ndihme. Ato mund të mbështesin funksionin konjitiv të njeriut, të forcojnë shëndetin mendor, dhe të ofrojnë aktivitete kuptimplota dhe mundësi për socializim me të tjerët.
Rutinat mbështesin funksionin konjitiv
Së pari, pasja e një rutinë të përditshme dhe e zakoneve të rregullta, e forcon funksionin konjitiv, dhe madje mund t’i nxitë njerëzit të jenë më kreativë. Studimet kanë zbuluar se proceset e rregullta të punës, u japin mundësi punëtorëve të shpenzojnë më pak energji njohëse në detyrat e përsëritura, dhe ta përdorin fokusin dhe kreativitetin e tyre për detyra më komplekse.
Një rishikim i ritualeve të përditshme të artistëve me famë, zbuloi se shumë prej tyre kanë rutina të mirë–përcaktuara në punën e tyre, që mund të mbështesin krijimtarinë e tyre, në vend se ta kufizojnë atë.
Një studim mbi kujtesën, tregon se rutinat dhe zakonet e rregullta, mund t’i ndihmojnë të moshuarit të funksionojnë më mirë në mjediset e tyre shtëpiake. Nëse pirja e ilaçeve në të njëjtën orë, apo vendosja e çelësave në vendin e tyre është pjesë e një rutine të përditshme, më pak energji do të shpenzohet duke kërkuar për objektet e humbura, apo duke u shqetësuar për ruajtjen e shëndetit, duke pasur më tepër kohë për gjëra të tjera që njerëzit duan të bëjnë në ditën e tyre.
















