Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
29 gusht 2025
Gushti i vitit 2025 po karakterizohet me nxehtësi dhe thatësi edhe pse temperaturat kanë shënuar ulje ditëve të fundit dhe po ashtu pati reshje lokale atmosferike të cilat vetëm në disa zona të pakta zbutën thatësinë ekstreme.
Në përgjithësi vazhdon thatësia me përmasa të mëdha në gati të gjitha viset tona, ndërsa presim rritje të reja të temperaturave.
Java e fundit e Gushtit filloi kryesisht me diell dhe vranësira lokale dhe paksa e freskët, por temperaturat do të rriten gjatë ditëve tjera të javës.
Nga e Marta e sidomos nga e Mërkura masa të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore do të depërtojnë sërish në viset tona dhe si pasojë priten sërish temperatura të larta.
Këto masa të nxehta ajrore së bashku me anticiklonin stabil do të garantojnë disa ditë të nxehta dhe plotësisht të thata, mirëpo fundjava ka sinjale për depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ulje të temperaturave.
Pra, nga nesër e Shtunë, do të kete vranesira dhe mundesi per reshje shiu ndërsa nga e hena fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në pjesët tjera të viseve tona masa më të lagështa dhe jo-stabile ajrore .
Temperaturat do të kulmojnë ditën e Premte, por edhe e Shtuna do të jetë mjaft e nxehtë para fillimit të jo-stabiliteteve eventuale atmosferike.

















