Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
05 prill 2025
Austria ka njoftuar mbylljen e disa pikave të kalimit kufitar me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të përhapjes së sëmundjes së këmbëve dhe gojës.
Vendimi për bllokimin e hyrje-daljeve në kufi do të nis të zbatohet nga 5 prilli dhe sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë dekreti do të jetë në fuqi deri më 20 maj.
Ky veprim vjen si masë parandaluese për të kufizuar shpërndarjen e sëmundjes, veçanërisht në distriktet kufitare austriake.
Vendimi për të mbyllur disa pika kufitare u morr pas konsultimeve të ngushta me autoritetet shëndetësore, grupet e interesit dhe Ministrinë Federale të Bujqësisë, Pylltarisë, Turizmit dhe Rajoneve. Ruajtja e sigurisë dhe kontrolli në këto pika kufitare do të realizohet nga drejtoritë provinciale të policisë.
Frika nga një virus infektiv, Austria mbyll kufirin me Hungarinë dhe Sllovakinë

Austria ka njoftuar mbylljen e disa pikave të kalimit kufitar me Hungarinë dhe Sllovakinë për shkak të përhapjes së sëmundjes së këmbëve dhe gojës.
Vendimi për bllokimin e hyrje-daljeve në kufi do të nis të zbatohet nga 5 prilli dhe sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë dekreti do të jetë në fuqi deri më 20 maj.
Lexo Edhe:
PROMOTED CONTENT

Audrey Nethery’s Story Is More Than Just A Viral Moment

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat
Ky veprim vjen si masë parandaluese për të kufizuar shpërndarjen e sëmundjes, veçanërisht në distriktet kufitare austriake.
Vendimi për të mbyllur disa pika kufitare u morr pas konsultimeve të ngushta me autoritetet shëndetësore, grupet e interesit dhe Ministrinë Federale të Bujqësisë, Pylltarisë, Turizmit dhe Rajoneve. Ruajtja e sigurisë dhe kontrolli në këto pika kufitare do të realizohet nga drejtoritë provinciale të policisë.
Për të shmangur pengesat gjatë kontrolleve policore, Ministria e Brendshme ka kërkuar mirëkuptimin e publikut, duke theksuar se nuk do të japin detaje për oraret e kontrollit, numrin e personelit, formën e kontrolleve apo masat e tjera në këto lokacione.
Masat për kontrollin e sëmundjes, përfshirë dezinfektimin, do të urdhërohen nga autoritetet shëndetësore sipas kompetencave të tyre ligjore.
Sëmundja, e cila nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit, më së shumti prek bagëtitë dhe kafshët e tjera dythundrake si derrat, delet dhe dhitë, duke shkaktuar ethe dhe flluska në gojë.
Sllovakia shpalli një situatë emergjente të martën pasi sëmundja u gjet në tre ferma. Ndërkohë, përhapja e parë e sëmundjes jashtëzakonisht infektive në Hungari në 50 vjet e shtyu vendin të vendosë ushtarë dhe të zbatojë masa dezinfektuese të mërkurën në një zonë në kufi me Sllovakinë dhe Austrinë, me qëllimin për të kufizuar përhapjen e saj.

















