France gjenden te vdekur nena me tre femije

Francë: Gjenden të vdekur tre fëmijë, nëna e zhdukur

Në komunën franceze të Taninges, tre fëmijë të moshës 2, 11 dhe 13 vjeç u zbuluan të vdekur në shtëpinë e tyre të martën.

Policia tashmë është në kërkim të nënës, e cila është e zhdukur dhe vuan nga depresioni, raporton Bluewin.

Raportohet se babai i fëmijëve ka gjetur trupat e pajetë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën në vendngjarje rreth mesditës, arritën vetëm të konstatonin se fëmijët kishin vdekur. Një burim e konfirmoi këtë informacion për agjencinë e lajmeve AFP.

Gazeta “Dauphine Libere” raportoi se rreth 60 policë dhe një helikopter u përfshinë në kërkimin e nënës.

Taninges është një komunë me rreth 3,500 banorë. Lajmi i ngjarjes ka tronditur komunitetin e vogël dhe kërkimet për nënën vazhdojnë.

Scroll to Top