Franca paralajmëron Trump kundër kërcënimeve kufitare të BE-së

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 Janar 2025

Franca ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, të mos kërcënojë “kufijtë sovranë” të Bashkimit Evropian. 

Reagimi vjen pasi Trump të martën refuzoi të përjashtonte një veprim ushtarak për të marrë kontrollin e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës. Danimarka është anëtare e BE-së. 

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha për radion “France Inter”, se “nuk ka dyshim se BE-ja do të lejojë vendet e tjera të botës, kushdo qofshin ato, të sulmojnë kufijtë e saj sovranë”. . 

Ai shtoi se edhe pse nuk beson se SHBA do të “pushtojnë” Grenlandën, “ne kemi hyrë në një epokë që po sheh kthimin e ligjit të më të fortëve”. 

Scroll to Top