Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ka njoftuar se kërkimet për gjetjen e trupit të një personi të zhdukur pas një aksidenti automobilistik në lumin Mat vazhdojnë pa ndërprerje.
Operacioni po kryhet nga efektivët e B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, në bashkëpunim me një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
Forcat e përfshira kanë shprehur gjithashtu solidaritet të plotë me familjen e personit të zhdukur në këtë moment të vështirë.

















