Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 nentor 2025
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u shpreh në konferencën për media para ndeshjes kundër Zvicrës, një sfidë e rëndësishme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Foda theksoi se, megjithëse ekipi është mbushur me emocion dhe eufori, ata duhet të mbeten të fokusuar dhe të vazhdojnë përpara, me qëllimin për të fituar ndeshjet e play-offit.
“Momentalisht nuk kemi kohë për festime. Ekipi duhet të mbetet i përqendruar në fushë. Kemi mbështetje të madhe nga publiku, dhe euforia është shumë e fortë, por synimi ynë është që të paraqitemi sa më mirë ndaj Zvicrës. Duam të fitojmë edhe ndeshjet e play-offit,” u shpreh Foda.
















