Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 nentor 2025
Dokumenti i fletëthirrjes për ish-kryeministrin Sali Berisha, datë 7 nëntor 2025, i firmosur nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu, i referohet marrjes në pyetje lidhur me katër vrasjet e bulevardit më 21 Janar. Kryetari i PD ka deklaruar të enjten se nuk ka qenë i njoftuar për këtë fletëthirrje.
Burime nga Kuvendi thanë se, sipas praktikës, kërkesat e SPAK apo institucioneve të tjera për deputetët i kalojnë grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin e Berishës, grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos e pranojë kërkesën.
Në përputhje me këtë praktikë, Kuvendi i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Posaçme, duke e njoftuar për mospranimin e fletëthirrjes nga grupi parlamentar i PD.

















