Flamur i kuq pas aksidentit të rëndë në provat e lira në Japoni, makina përplaset me 300km/orë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 prill 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes, gjatë sesionit të dytë të provave të lira , të vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1.

Makina Alpine e pilotit amerikan Mack Doohan është përplasur me barrierat mbrojtëse në kthesën e parë të pistës uzuka teksa ishte me një shpejtësi 300km/orë.

Impakti ka qenë i fortë dhe tronditja e pilotit e madhe, Ai doli vet nga njëvendëshja e tij, por u transportua menjëherë nga stafi shëndetësor në qendrën për verifikime.

Ndërkohë organizatorët valvitën flamurin e kuq, duke ndalur për momentin provat e lira deri në pastrimin e pistës dhe zonës ku ndodhi aksidenti. Në Japoni do të zhvillohet të dielën gara e tretë e Formula1.

Makina e Doohan është dëmtuar rëndë.

Scroll to Top