Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
23 prill 2025
Të ardhurat e kompanisë u ulën me 9 për qind në 19.3 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat e kompanisë u ulën me 9 për qind në 19.3 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
“Tesla” prodhoi 362.615 automjete globalisht në tremujorin e parë të 2025 dhe dorëzoi 336.681 automjete.
Prodhimi i automjeteve të kompanisë ra me 16.3 për qind në bazë vjetore gjatë kësaj periudhe ndërsa numri i automjeteve të dorëzuara u ul me rreth 13 për qind.
“Tesla” në një deklaratë tha se pasiguria në tregjet e automjeteve dhe energjisë vazhdon të rritet pasi politika tregtare që po zhvillohet me shpejtësi ndikon negativisht në zinxhirin global të furnizimit dhe strukturën e kostos së “Tesla”-s dhe markave të ngjashme.
– Lëvizjet politike të Muskut e bënë “Teslën” në shënjestër të protestave
Marka, në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk, iu nënshtrua protestave dhe bojkotimeve për shkak të veprimeve politike të Muskut, i cili mori rol aktiv në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Musk, i cili mbështeti Trumpin gjatë fushatës zgjedhore, u emërua si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) pasi Trump u rizgjodh president.
Hapat e uljes së kostove të ndërmarra nga DOGE, për të cilën është përgjegjës Musk, dhe pushimet nga puna të mijëra punonjësve federalë kanë qenë temë diskutimi.
Përpara dyqaneve të automjeteve “Tesla”, në pronësi të Muskut u mbajtën protesta në pjesë të ndryshme të SHBA-së ndërsa pati edhe arrestime gjatë protestave.
Trump bleu një automjet “Tesla” për të treguar mbështetjen e tij për Muskun, të cilin e emëroi si këshilltar të tij të lartë.
– Aksionet e “Tesla”-s kanë rënë që nga fillimi i vitit
Pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor 2024, popullariteti i “Tesla”-s ra për shkak të veprimeve politike të pronarit të kompanisë, Elon Musk.
Aksionet e “Tesla”-s, të cilat kanë humbur shumicën e fitimeve që arritën pas fitores së Trumpit në zgjedhje, kanë humbur 41 për qind të vlerës së tyre që nga fillimi i vitit.

















