Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta
16 korrik 2025
NJe kompani konsulence strategjike e themeluar në Serbi nga Srulik Einhorn, ish-këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka fituar mbi 2.3 milionë dollarë në vitin 2024. Kështu shkruan gazeta e përditshme izraelite Haaretz në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, më 16 korrik.
Einhorn, i cili është në qendër të hetimeve për lidhje të dyshuara me Katarin dhe rrjedhje informacioni të klasifikuar (të njohura si “Katargate” dhe “BibiLeaks”), e krijoi firmën Insight Partners në Beograd, ku ka lidhje të ngushta me qeverinë serbe.
Nje kompani konsulence strategjike e themeluar ne Serbi nga Srulik Einhorn, ish-keshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka fituar mbi 2.3 milionë dollarë në vitin 2024. Kështu shkruan gazeta e përditshme izraelite Haaretz në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, më 16 korrik.
Einhorn, i cili është në qendër të hetimeve për lidhje të dyshuara me Katarin dhe rrjedhje informacioni të klasifikuar (të njohura si “Katargate” dhe “BibiLeaks”), e krijoi firmën Insight Partners në Beograd, ku ka lidhje të ngushta me qeverinë serbe.
Gazeta shkruan se Einhorn u zhvendos në Serbi pikërisht përpara hapjes së hetimeve për lidhjet midis këshilltarëve të Netanyahut dhe Katarit, dhe rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara në një tabloid gjerman.
Ai e krijoi kompaninë në Prill të vitit 2023, dhe sipas raportit të saj financiar kompania nuk ka punonjës dhe të gjitha të ardhurat e saj vijnë nga jashtë Serbisë. Raporti nuk i identifikon klientët që paguajnë për këto shërbime konsulence.
Firma raportoi shpenzime prej 640 mijë dollarësh dhe fitime pas taksave prej 1.5 milion dollarësh. Ajo zotëron një apartament dhe një vend parkimi me vlerë 298 mijë dollarë. Raporti thotë se prona është në ndërtim e sipër dhe do të jepet me qira në të ardhmen.
Einhorn citohet të ketë thënë: “Jemi krenarë që mbështesim me sukses klientët në të gjithë botën dhe i ndihmojmë ata të zgjidhin sfida komplekse globale në fushat e fushatave, menaxhimit të krizave dhe konsulencës strategjike”.
Ditët e fundit, të ardhurat e kompanisë u sollën në vëmendjen e hetuesve izraelitë që përpiqeshin të gjurmonin rrjedhën e fondeve nga Katari tek bashkëpunëtorët e Netanyahut, të cilët ishin gjithashtu të përfshirë në një fushatë që nxiste interesat e Katarit.
Einhorn ka ndihmuar gjithashtu Izraelin në sigurimin e municioneve gjatë luftës në Gaza dhe Liban, duke shfrytëzuar lidhjet me zyrtarë të lartë në Serbi dhe Mal të Zi.

Sipas dy burimeve, Izraeli përdori lidhjet e Einhorn me Presidentin serb Vuçiç dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajiç për të koordinuar takimet midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe zyrtarëve të lartë në të dy vendet. Këto takime kishin të bënin me përpjekjet për të siguruar furnizime me municione për Izraelin. Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi se Einhorn ndihmoi në organizimin e “takimeve në këto vende mbi çështje që lidhen me sigurinë kombëtare”.
Perpara se të zhvendosej në Serbi, Einhorn ishte një figurë kyçe në fushatat zgjedhore të Likud, duke punuar në pesë zgjedhje radhazi gjatë tre viteve e gjysmë. Ai gjithashtu punoi me disa ministra në qeveritë e Netanyahut, përfshirë Israel Katz kur ai ishte ministër i jashtëm, dhe Gila Gamliel kur ajo ishte ministre për barazi sociale.
Einhorn është në qendër të një kërkese për ekstradim nga autoritetet izraelite, ndërsa kompania tjetër e tij, Perception, është nën hetim për fushata të financuara nga një firmë e lidhur me Katarin, ndonëse ai mohon çdo lidhje direkte me financime nga ky shtet