Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 janar 2026
Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve që e lidhin me një dënim nga UEFA për keqpërdorim fondesh, duke i cilësuar ato si informacione të pavërteta që synojnë të deformojnë realitetin në prag të zgjedhjeve në FFK.
Sipas Federatës, marrëveshja me UEFA-n daton nga viti 2023 dhe ka të bëjë me forcimin e procesit të licensimit të klubeve. FFK pranon se UEFA ka ndaluar përkohësisht 50 mijë euro fonde mbështetëse, por thekson se kjo është praktikë standarde që zbatohen edhe ndaj federatave të tjera, dhe nuk përbën dënim për keqpërdorim.

















