ff me ankese per ndeshjen me rumanin

FFK-ja me ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për vendimin e UEFA-s në ndeshjen ndaj Rumanisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka dërguar sot ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për vendimin e UEFA-s në ndeshjen ndaj Rumanisë, duel që Kosova e humbi në tavolinë, raporton Sinjali.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor.

Scroll to Top