feta 661x470 1

Fetai: UÇK mbetet vlera sublime e popullit shqiptar

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar mbi ngjarjet e fundit ku një grup nxënësish nga shkolla fillore në Çellopek ishin veshur të uniformuar dhe me armë në dorë për të realizuar një shfaqje në kuadër të festave.

Fetai këto veprime i vlerëson si të gabuara dhe aspak të nevojshme, duke theksuar që UÇK mbetet vlerë sublime e popullit shqiptar.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë. Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase. Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Fetai.

Ky reagim i Fetait ka ardhur si përgjigje e vizitës së sotme të Inspektoratit të Arsimit në këtë shkollë, dhe deklaratave jo të përshtatshme nga ana e ministres së Arsimit.

Scroll to Top