Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 shkurt 2025
Mbrëmë Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje të paharrueshme për të festuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të “House of Lords” dhe “House of Commons”, si dhe bashkatdhetarëve tanë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.
Ambasadori Ilir Kapiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim.
Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes sonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit.





















