Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 dhjetor 2025
Nemo, këngëtari zviceran që fitoi Eurovision 2024, ka bërë të ditur të enjten se po e kthen trofeun e festivalit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e ardhshëm të garës muzikore. Artisti 26-vjeçar, fituesi i parë jo-binar i Eurovisionit, tha se vendimi i organizatorëve bie ndesh me parimet mbi të cilat pretendon të mbështetet eventi.
Sipas tij, ekziston “një konflikt i qartë” mes vlerave të Eurovisionit – si uniteti, përfshirja dhe respekti për dinjitetin njerëzor – dhe lejimit të Izraelit të marrë pjesë në konkurs.
Në një postim në Instagram, Nemo u shpreh: “Edhe pse jam thellësisht mirënjohës për komunitetin e Eurovisionit dhe gjithçka që kjo eksperiencë më ka dhënë si artist dhe si njeri, sot nuk ndjej më që ky trofe duhet të qëndrojë në raftin tim.”

















