Është hequr flamuri i Kosovës nga tavolina në Kongresin e UEFA-s në Beograd

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 prill 2025

Tashmë kanë dalë pamje të reja nga Kongresi i UEFA-s në Beograd.

Në tavolinën e Kosovës janë hequr simbolet e Kosovës nga ky Kongres, një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Federata serbe e Futbollit.

Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Markus Weidner teksa po qëndron në Kongres, dhe para tij është vetëm logoja e FFK-së, pa flamur shtetëror, siç e kanë shtetet tjera.

Scroll to Top