Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë dhe në disa zona

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 janar 2026

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar, erërat e forta kanë shkaktuar disa dëme të lehta materiale në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po vazhdojnë punën për të adresuar situatat e shkaktuara, duke mbuluar edhe territorin e Komunës së Fushë Kosovës.

Komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjeve në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të paqëndrueshme. Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 0800 122 44.

Scroll to Top