Ende pa një konfirmim nga Kiev; A do t’i bashkohet Zelensky forumit në Davos

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 janar 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të udhëtojë në Zvicër për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, pavarësisht se pak ditë më parë kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në këtë forum.

Vetë Trump konfirmoi se takimi me Zelenskyn është planifikuar të zhvillohet të enjten në Davos, megjithatë autoritetet në Kiev ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht. Një ditë më parë kishte pasur paqartësi rreth kohës së takimit, të cilat u sqaruan më vonë nga zyrtarët amerikanë, duke theksuar se bëhej fjalë për një gabim në njoftim.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror, Trump u shpreh se palët ndodhen në një “pikë të arsyeshme” për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se beson në mundësinë e një zgjidhjeje dhe kritikoi ashpër udhëheqësit e të dy vendeve nëse dështon procesi i negociatave.

Ndërkohë, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës kanë zhvilluar takime në Davos gjatë kësaj jave. Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ku fokusi ka qenë te garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe plani i rindërtimit pas përfundimit të luftës.

Scroll to Top