Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
11 dhjetor 2025
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov, ku diskutuan mbi integrimin europian dhe bashkëpunimin dypalësh.
Gjatë takimit, Spiropali theksoi se Shqipëria mbështet fuqimisht procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian si një nga mjetet më efektive për siguri dhe paqe në Europë. Ajo shtoi se, siç është rasti për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mbështet anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Spiropali shkroi:
“Me Cristina Gherasimov, Zëvendës Kryeministren për Çështjet Europiane të Moldavisë, bashkëndajmë orientimin e fortë drejt vlerave europiane. Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë. Mbështesim anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës dhe vlerësojmë sakrificën dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për të rezistuar influencave të jashtme.”
Ky takim riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për një Evropë të zgjeruar dhe të bashkuar, si dhe mbështetjen për partnerët rajonalë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.



















