Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 maj 2025
Princ Leka me partneren e tij të re në “Ballo dei Cento e non più Cento”, në Romë të Italisë. Princi dhe Blerta shfaqen për herë të parë pa asnjë “drojë” në syrin e publikut dhe tejet elegantë.
Pamjet i ka ndarë në rrjetet sociale vetë Princi, ku shkruan:
Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.
Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftuan fundin e martesës së tyre në janar të vitit të shkuar . Ajo që në fillim u duk si një “martesë që thjesht kishte humbur funksionin e saj”, u pasua me pamjet filmike të një sherri që u bë kryefjalë e mediave e jo vetëm.
“Saga” mori fund me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Për dhunën e pretenduar nga të dyja palët, trupa gjykuese vendosi 8 muaj burg për Princ Lekën, që u konvertua në 16 muaj shërbim prove, ndërsa Elia Zaharia u shpall e pafajshme.

















