Ekstradohet në SHBA “mbreti” i kriptovalutave

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 Janar 2025

Do Kwon, një jugkorean i akuzuar për humbjen e mbi 40 miliardë dollarëve për investuesit, është ekstraduar në SHBA, raporton “BBC”.

Ai ishte shefi i Terraform Labs, që menaxhonte kriptovalutat TerraUSD dhe Luna, të cilat kolapsuan në vitin 2022, duke tronditur tregun e kriptovalutave.

SHBA-ja e akuzon për mashtrim miliardë dollarësh. Kwon, pas një urdhërarresti në Kore të Jugut, u arrestua në Mal të Zi në mars 2023 dhe u shpall fajtor për falsifikim dokumentesh.

Pas një beteje ligjore 18-mujore, ai u ekstradua. Terraform Labs përfundoi falimentimin në SHBA në janar 2024.

Scroll to Top