Eksportuesit kinezë detyrohen të zhvendosin investimet jashtë vendit, arsyeja, tarifat e reja amerikane

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

04 gusht 2025

Eksportuesit kinezë po rishqyrtojnë planet e tyre për të investuar në fabrika jashtë vendit, pas vendosjes së tarifave të reja nga SHBA dhe kufizimeve në transport përmes vendeve të botës së tretë, të cilat po tronditin zinxhirët e furnizimit në Azi, raportoi Financial Times.

Sipas të dhënave, Uashingtoni ka vendosur tarifa të reja për mallrat që eksportohen përmes vendeve të treta, duke përfshirë një tarifë të përgjithshme deri në 40%. Kjo ka vënë në pikëpyetje strategjinë “Kina plus një”, e krijuar për të ulur ekspozimin e kompanive kineze ndaj tensioneve tregtare me SHBA-të.

Fillimisht, shumë kompani kineze transferuan prodhimin në vende si Vietnami, Kamboxhia dhe Malajzia për të shmangur tarifat ndaj mallrave që vinin drejtpërdrejt nga Kina. Por tani, edhe këto shtete po përballen me tarifa të reja, nga 10% në Singapor deri në 40% në Mianmar dhe Laos, duke reduktuar avantazhet e zhvendosjes së prodhimit.

Ky realitet i ri tarifor ka krijuar pasiguri për shumë kompani kineze. Një shembull është Minyuan Foowear, e cila së fundmi hapi një fabrikë të re në Kamboxhia, por tashmë përballet me hezitim nga blerësit amerikanë që druajnë për rritje të mëtejshme të tarifave. Edhe kompania Dragon Sourcing, një ndërmjetës për furnizime, thekson se klientët po tregohen më të kujdesshëm dhe po presin qartësi mbi ndryshimet tarifore përpara se të lidhin kontrata me furnitorët.

Scroll to Top