Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
05 shtator 2025
Në panairin më të madh ndërkombëtar agroushqimor “RIGA FOOD 2025” në Letoni po prezantohen edhe produktet autentike “Made in Albania”.
Shqipëria është pjesë e këtij panairi prestigjioz me një pavion të dedikuar, ku ekspozohen produktet më përfaqësuese të traditës dhe cilësisë shqiptare si vaj ulliri, mjaltë, çajra të ndryshme, fruta dhe bimë medicinale. Pnairin më të madh ndërkombëtar agroushqimor “RIGA FOOD 2025” në Letoni po prezantohen edhe produktet autentike “Made in Albania”.
Shqipëria është pjesë e këtij panairi prestigjioz me një pavion të dedikuar, ku ekspozohen produktet më përfaqësuese të traditës dhe cilësisë shqiptare si vaj ulliri, mjaltë, çajra të ndryshme, fruta dhe bimë medicinale.
Kjo pjjesëmarrje e vendit tonë synon të promovojë prodhimin vendas në tregjet ndërkombëtare dhe të nxisë bashkëpunime të reja në sektorin agroushqimor.
Panairi ndërkombëtar në Letoni shërben si një platformë për të shfaqur risitë, trendet dhe zhvillimet më të fundit në fushën agroushqimore, duke mbledhur prodhues, shpërndarës, importues dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë Evropa.
Vitet e fundit tregu baltik ka pasur gjithnjë e më tepër interes për produktet shqiptare, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe zgjerim në rritje në tregjet e huaja për këto produkte.
Njekohësisht në panairin “RIGA FOOD 2025” zhvillohen edhe takime të shumta ku kompanitë shqiptare mund të ndërveprojnë me përfaqësues të tregjeve baltike, duke prezantuar potencialin që ofron Shqipëria si një vend me traditë, cilësi dhe shije unike mesdhetare me produkte të larmishme.